Mediat digjitale (interneti, celulari, etj.)
Përdorimi i internetit dhe mediave digjitale ka shumë anë të mira. Por ka edhe rreziqe. Veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë është e rëndësishme që ata të mos shpenzojnë shumë kohë në internet, telefona celularë ose lojëra kompjuterike.
Prindërit mund të mësojnë se si t'i ndihmojnë fëmijët e tyre të gjejnë një ekuilibër midis jetës «reale» dhe jetës digjitale. Për këtë FISP ofron aktivitete, podcasts dhe broshura në gjuhë të ndryshme. Kështu prindërit mund të kujdesen për këtë që fëmijët e tyre të mos kenë asnjë problem me përdorimin e mediave digjitale.
Aktivitete / Podcasts / Materialet / Vjegëzat
Aktivitete
FISP ofron aktivitete informimi dhe diskutimi për temën që qëndron më poshtë. Bazuar në informacionin e marrë, prindërit me sfond migracioni e dinë se çfarë janë mediat digjitale dhe cilat mundësi dhe rreziqe lidhen me ato. Përveç kësaj, prindërit mësojnë se si të njohin përdorimin problematik të mediave digjitale.
Aktivitetet e informimit kryhen nga persona të kualifikuar ndërmjetësues ndërkulturorë, kryesisht në grupe ose organizata të migranteve/migrantëve, zakonisht në gjuhën e tyre amtare.
Mediet digjitale ofrojnë mundësi dhe rreziqe. Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre për të zhvilluar një qasje të drejtë ndaj tyre?
Grupimet e synuara dhe cilësimet
Aktivitetet iu drejtohen migranteve dhe migrantëve, veçanërisht prindërve. Vende të mundshme të zhvillimit / konfigurime janë:
Shoqata, organizata dhe grupe informativë të migranteve dhe migrantëve, vende të takimit, projekte integrimi, shkollat e gjuhës, qendra takimesh si dhe organizata dhe institucione sociale nga fushe sociale dhe e arsimit.
Podcasts
Pjesa 1: Çfarë nënkuptohet me media digjitale? Si e përdorin vajzat dhe djemtë internetin dhe para së gjithash mediat digjitale? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet e mediave digjitale?
Pjesa 2: Çfarë duhet të dinë prindërit në lidhje me përdorimin e mediave digjitale në familje? Çfarë mund të bëjnë prindërit, në mënyrë që fëmijët e tyre të zhvillojnë një sjellje pozitive ndaj mediave digjitale? Sa shumë TV, celular, kompjuter në ditë është e arsyeshme?
Pjesa 3: Si mund të dallohet, nëse dikush ka një përdorim problematik me mediat digjitale apo madje është edhe i varur prej tyre? Çfarë mund të bëjnë prindërit, nëse fëmija i tyre ka një konsum problematik të mediave? Çfarë mund të bëjnë prindërit për veten e tyre?
- Arabisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Boshnjakisht-Kroatisht-Serbisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Kinezisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Portugalisht: Pjesa 1-3
- Spanjisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Tamile: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Tailandisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
- Turqisht: Pjesa 1 / Pjesa 2 / Pjesa 3
Materialet
Broshura „Interneti: përkrahja e fëmijëve dhe të rinjve“, Këshilla dhe stimulime për prindër të 11- deri 16-vjeçarëve, në 10 gjuhë |
|
Broshura „Celulari, televizori, kompjuteri:
Shmangia e varësisë“, Këshilla për prindër të 5- deri 12-vjeçarëve, në 18 gjuhë |
Vjegëzat
http://schau-hin.info
Schau hin! Eine Seite für Eltern mit Kindern, die die Medienwelt entdecken.
www.internet-abc.de/eltern
Internet-ABC. Hilfestellung im Umgang mit dem Internet