Projekti ZüMPG

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve

Projekti ZüMPG (Zürcher Migrationsprojekt zur Stärkung der psychischen Gesundheit von Kindern und Jugendlichen) dëshiron t’i zgjerojë njohuritë e migranteve dhe migrantëve mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve. Projekti përmban aktivitete informimi dhe diskutimi, stenda informacioni, kontribute në media të ndryshme (si mediat sociale, gazetat, platformat online, podcasts dhe radiot lokale) si dhe shpërndarjen e pikësynuar të materialeve mbi këtë temë. Me këto aksione ne dëshirojmë t’i sensibilizojmë, motivojmë dhe aftësojmë migrantet dhe migrantët në kantonin e Cyrihut për të forcuar shëndetin mendor të anëtarëve të familjeve të tyre. Projekti është pjesë e programit kantonal të aksionit "Psychische Gesundheit" (Shëndeti mendor).

Aktivitete

FISP ofron takime informimi dhe diskutimi për migrantet dhe migrantët:

Prindërit dinë pse shëndeti mendor është i rëndësishëm. Ata kanë njohuri dhe janë të motivuar të forcojnë shëndetin mendor të fëmijëve dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Temat:

Prindër të fortë – fëmijë të fortë. Shëndeti mendor në familje

Kur jemi mirë nga ana mendore, e përballojmë më lehtë jetën. Si mund ta forcojnë prindërit shëndetin e tyre mendor? Si mund ta mbështesin shëndetin mendor të fëmijëve dhe zhvillimin e tyre?

Mundësi mësimi për fëmijë deri 4 vjeçarë

Mbështetja e hershme është e rëndësishme për rritjen e shëndetshme të fëmijëve për të evituar probleme të mëvonshme. Cilat mundësi mësimi në përditshmëri mund të ju ofrojnë prindërit dhe personat kujdestarë fëmijëve?

Grupet e synuara dhe mjediset

Grupet e synuara: migrantet dhe migrantët, veçanërisht prindërit

Madhësia e grupit: 8 – rreth 20 të rritur

Vendet/mjediset e mundshme të realizimt:
Shoqata, organizata dhe grupe migrantësh, qendra takimi, projekte / institucione të fushës sociale dhe arsimore

 

Podkaste

Prindër të fortë – fëmijë të fortë. Shëndeti mendor në fëmijërinë e hershme
Pjesa 1: Çfarë do të thotë "shëndeti mendor"?
Rëndësia e shëndetit mendor për zhvillimin e fëmijëve.
Këshilla për të forcuar shëndetin mendor të fëmijëve nga mosha 0-4 vjeç 

Pjesa 2: Këshilla për situata të vështira

 

Video

Rrënjë të forta: Të mbështesim forcën e brendshme të fëmijëve të vegjël

Gjermanisht / Portugalisht

Materialet informues

Ti forcojmë fëmijët

Ti forcojmë fëmijët

Këshilla për prindër të fëmijëve deri 4 vjeç. Fokusi shfrytëzimi i mediave

Shkarko PDF-në
Kjo është mënyra se si fëmija im bëhet mendërisht i fortë!

Kjo është mënyra se si fëmija im bëhet mendërisht i fortë!

Këshilla për prindërit e foshnjave dhe të fëmijëve nën 4 vjeç

Shkarko PDF-në
Kështu unë si nënë ose baba qëendroj e/i fortë shpirtërisht!

Kështu unë si nënë ose baba qëendroj e/i fortë shpirtërisht!

Këshilla për prindër të ardhshëm – këshilla për prindër me bebe

Shkarko PDF-në
Si e forcoj unë shëndetin mendor të fëmijës sim?

Si e forcoj unë shëndetin mendor të fëmijës sim?

Për prindër fëmijësh nga mosha 6 deri në 12 vjeç

Shkarko PDF-në

Versione të tjera gjuhësore: