Qëllimet dhe fusha e veprimtarisë së FISP

Në Zvicër jetojnë migrante dhe migrantë nga vendet më të ndryshme të origjinës dhe me histori të ndryshme migracionale. Fachstelle für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (FISP) ka për qëllim që ta përmirësojë parandalimin e varësive dhe nxitjen shëndetësore për këta njerëz dhe që kësisoj t’i kontribuojë nxitjes së integrimit në këtë fushë.

Për të përmbushur këtë detyrë FISP bashkëpunon me organizata migrantesh dhe migrantësh, ndërmjetës dhe ndërmjetëse ndërkulturore si dhe me institucione nga lëmi i arsimit, shëndetësisë, punëve sociale, migracionit dhe integrimit.

Bartës i qendrës profesionale është Verein für interkulturelle Suchtprävention und Gesundheitsförderung (VISP). Fusha e veprimtarisë së "VISP"-it përfshin Kantonin e Cyrihut si dhe kantone të tjera deri në nivelin konfederal.

fushën e parandalimit të varësive me FISP-in kanë lidhur kontratë shërbimi Institut für Epidemiologie, Biostatistik und Prävention Zürich i Universitetit të Cyrihut, ngarkuar nga Gesundheitsdirektion des Kantons Zürich. Për çdo vjet përcaktohen qëllime dhe masa të reja. Edhe financimi i qendrës profesionale është rregulluar në këtë kontratë: aktivitetet e FISP në fushën e parandalimit të varësive financohen në pjesën më të madhe nga e dhjeta për alkoolin:
Kushtetuta federale në ligjin mbi alkoolin përcakton që kontributet nga e dhjeta për alkoolin (tatimi mbi alkoolin) kantonet duhet t’i përdorin për luftën kundër alkoolizmit, abuzimit me mjete varësie, me narkotikë dhe medikamente. Përmes qeverisë federale këto para arrijnë nëpër kantone dhe prej aty, pos tjerash, edhe më tej, tek qendrat përkatëse profesionale.

Në fushën e nxitjes shëndetësore aktivitetet e FISP aktualisht financohen nga Projekti VIA dhe ZüMEB - përmes donacioneve të personave privatë, fondacioneve, komuniteteve politike, komuniteteve kishtare (Projekti VIA) dhe përmes një kontrate shërbimesh me Institut für Epidemiologie, Biostatistik und Prävention der Universität Zürich (Projekti ZüMEB).

Në fushën e nxitjes shëndetësore aktivitetet e FISP aktualisht financohen nga Projekti VIA dhe ZüMEB – përmes donacioneve të personave privatë, fondacioneve, komuniteteve politike, komuniteteve kishtare (Projekti VIA) dhe përmes një kontrate shërbimesh me Institut für Sozial- und Präventivmedizin der Universität Zürich (Projekti ZüMEB).