Kompetencat e përgjithshme prindërore

FISP ofron veprimtari informative dhe diskutime për temat e renditura më poshtë. Bazat për këto veprimtari janë filmat me të njëjtin titull të znj. Sibilla Schuh. Do të realizohen veprimtari informative prej moderatoreve dhe moderatorëve të kualifikuar me profil migracional.

Temat

Mësimi — një lojë fëmijësh?
Fëmijët e zbulojnë botën në lojë e sipër. Fëmijët që gjatë zhvillimit të tyre qysh herët gëzojnë mbështetje dhe nxitje, më vonë do të kenë më pak probleme, p.sh. në shkollë. Si mund të mbështesin dhe të nxisin prindërit në jetën e përditshme hapat mësimorë të fëmijës dhe zhvillimin e tij të shëndetshëm?

Pa kufizime. Rritja në një shoqëri konsumi
Ku kanë nevojë për kufizime me qëllim mbrojtjeje dhe orientimi fëmijët dhe të rinjtë që rriten në një shoqëri moderne konsumi? Ku kanë nevojë për hapësirë të lirë dhe mbështetje, për të zhvilluar vetëbesimin dhe vetëpërgjegjësinë?

Ndërtimi i urave
Brenda familjes, në çerdhe, në kopshtin e fëmijëve, në shkollë, në kohën e lirë, fëmijët pjesërisht ndeshen me rregulla, vlera dhe modele të ndryshme referimi. Kjo gjë për ju mund të jetë turbulluese dhe përtej mundësive tuaja. Filmi tregon prindër të fëmijëve të të gjitha moshave se si mund të ndërlidhin në jetën e përditshme botët në të cilat rriten fëmijët e tyre.

Të fortë për jetën. Parandalimi i varësive brenda familjes
Filmi tregon se si prindërit dhe kujdestarët tjerë mund t’i forcojnë dhe mund t’i mbështesin fëmijët në një rritje të shëndetshme. Faktorë të rëndësishëm që ofrojnë mbrojtje kundër varësive janë p.sh. forcimi i vetëbesimit, vendosja e rregullave obliguese dhe një atmosferë e mirë familjare etj.

TOP

Grupimet e synuara dhe cilësimet

Veprimtaritë u drejtohen migranteve dhe migrantëve, sidomos prindërve. Ato mbahen në kuadrin publik, vende / cilësime të mundshme janë:
Projektet e integrimit, shkollat e gjuhëve, shoqatat dhe organizatat e migrantëve, vendtakimet, qendrat komunitare, institucionet fetare si dhe organizatat, institucionet shoqërore dhe aktorët nga lëmi arsimor dhe social.

TOP

Gjuhët e ofruara

Veprimtaritë mund të ofrohen në gjermanisht dhe në gjuhë të tjera. Aktualisht janë në dispozicion këto gjuhë:

  • Gjermanisht
  • Shqip
  • Arabisht
  • Boshnjakisht / Kroatisht / Serbisht
  • Anglisht
  • Portugalisht
  • Rusisht
  • Spanjisht
  • Tamile
  • Çekisht
  • Turqisht

TOP

Financimi

Marrëveshje ofrim-shërbimesh me Institutin për epidemiologji, biostatistikë dhe parandalim të Universitetit të Cyrihut.

TOP